Ftesë e hapur për pjesëmarrje në hartimin e Programit të Partisë Socialiste për Shërbimin Diplomatik
Me qëllim përgatitjen e programit politik të PSSH janë ngritur 21 grupe pune sipas tematikave përkatëse. Një nga këto grupe është dhe Grupi i Punës për Shërbimin Diplomatik, i përbërë nga diplomatë të mirënjohur, ekspertë të fushës, studiuesë dhe të rinj e të reja të diplomuar në degët e shkencave politike. Pas diskutimeve paraprake dhe përcaktimit të vijave të drejtimit ku do të përqëndrohet programi politik i PS mbi shërbimin diplomatik shqiptar Grupi i Punës ka vendosur të bëjë një ftesë publike për pjesëmarrje në këtë punë të përbashkët. Qëllimi ynë është të thithim mendimet e gjithkujt që është i interesuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhenieve ndërkombëtare dhe që ka mendime mbi hapat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e shërbimit diplomatik shqiptar. Mund të na dërgojnë mendimet e tyre edhe qytetarë të ndryshëm, të rinj e të reja që jetojnë, studiojnë dhe punojnë jashtë vendit përmes kësaj "tryeze virtuale". Mendimi i gjithsecilit do të vlerësohet. Gjithashtu nëse dërgohen punime të mirëfillta të karakterit studimor ato do të botohen, në këtë blog. Për të dërguar materiale dhe mendimet tuaja ju ftojmë të përdorni adresën e-mail: [email protected]. Pas shqyrtimit që do i bëhet këtyre materialeve nga ana e grupit studimor ato do të redaktohen nga pikëpamja gjuhësore dhe dërguesit do të njoftohen përmes e-mailit për publikimin e tyre. Materialet mund të dërgohen gjatë muajit mars 2012. Gjatë muajit prill është menduar të mbahet Tryeza e Punës me Grupin, gjatë punimeve të së cilës do të marrë pjesë dhe Kryetari i PS, Z. Edi Rama. Për datën dhe kohën e saktë të zhvillimit të këtij aktiviteti do të njoftojmë përmes "tryezës" sonë. Dëshira jonë është të kishim dhe pjesëmarrjen e kontribuesve me mendime dhe materiale të ndryshme. Punimet më të spikatura mund të organizohet që të shfaqen gjatë mbledhjes, por gjithsesi të gjitha materialet e dërguara do të jenë në vëmendjen e Grupit të Punës për hartimin e materialit final që do të bëhet pjesë e Programit politik të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Duke mirëpritur kontributin tuaj, Ju falenderoj paraprakisht në emër të Grupit tonë,
Marko Bello - Kryetar i Grupit të Punës

Dërgoni mendimet tuaja mbi rolin e diplomacisë shqiptare, reformat e mundshme, ide dhe praktika të suksesshme që ju njihni apo keni studiuar, vërejtje mbi eksperiencat tuaja. Për ne është shumë i rëndësishëm shkëmbimi i mendimeve me Ju!
[email protected]
[email protected]
RIBASHKIM ME EUROPËN - Vijat drejtuese të programit të Partisë Socialiste për ribashkimin e Shqipërisë me Europën
• Partneritet strategjik me SHBA dhe BE
• Përmbushje të angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO; buxheti për Forcat e Armatosura = 2%të PBB-së
• Marrja e statusit të vendit kandidat dhe çelje e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian
• Reforma që mundësojnë aksesim të shpejtë në komponentët e ndihmës së para aderimit të BE (zhvillimirajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore,zhvillimi rural)
• Fond i posaçëm për specializimin e administratorëve të rinj në çështjet europiane
• Reformë e thellë në shërbimin diplomatik; rishikim i pranisëdiplomatike të Shqipërisë në botë,bazuar mbi interesat politike,ekonomike dhe kulturore të vendit
• Reformë në shërbimin konsullor; larmishmëri shërbimesh për emigrantëtdhe studentët që jetojnë jashtë vendit
• Votim në distancë për emigrantët dhe studentët jashtë vendit
• Programe edukuese në TVSH 2, me qëllim arsimimin e fëmijëve të emigrantëve
Shqipëria Europiane në marrëdhëniet me jashtë dhe shqiptarët jashtë vendit
Ne jemi krenarë për historinë e kombit tonë dhe për bashkëkombasit tanë kudo ku ata punojnë e bëjnë sukses me punë. Të vetëdijshëm për përkatësinë tonë europianë në zemër e kulturë, ne vlerësojmë aderimin e Shqipërisë në NATO dhe ribashkimin me vendet e zhvilluara demokratike në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ndërkohë, aderimi në Bashkimin Europian përbën për ne një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar. Konsolidimi i pozicionit të Shqipërisësi anëtare e OKB-s, NATO-s, Këshillit të Europës, OSBE-s, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, partneriteti strategjik me SHBA, intensifikimi i diplomacisë ekonomike dhe kulturore, si dhe kontributi në politikën rajonale, përbëjnë themelet e parimeve mbi të cilat ndërtohet vizioni ynë për një Shqipëri Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Parimet bazë që udhëheqin vizionin tonë për një Shqipëri Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare janë normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare, të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet kombeve, të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe solidaritetit ndërkombëtar. Shqipëria Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, marrëdhëniet e konsoliduara me fqinjët tanë anëtarë të BE-së dhe NATO-s si Italia dhe Greqia, influenca dhe rrezja e veprimit e të cilave është e pazëvendësueshme në rajonin e Mesdheut dhe në Ballkan, zgjerimin e bashkëpunimit më të thellë e të gjithanshëm me Gjermaninë dhe Austrinë, inkurajimin e rritjes së shkëmbimeve dypalëshe me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Turqinë, forcimin e lidhjeve me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian sikundër dhe të shkëmbimeve me vende të rëndësishme në rrafshin global si: Kina, Japonia, Rusia, India, Brazili.
Shqipëria Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare ka në qendër të misionit të saj mbrojtjen e interesave kombëtare, të pavarësisë, lirisë e të sovranitetit të vendit, parandalimin e konflikteve dhe kontributin për paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë.
Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës, adresimi i çështjes çame në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, respektimi i të drejtave themelore të shqiptarëve që jetojnë në vendet fqinjë, janë të një rëndësie strategjike për paqen, demokracinë, zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.
Shqipëria është vendi me fluksin më të lartë migrator në Evropë. Jashtë vendit tonë jeton mbi 30% e popullsisë ose rreth 40% e popullsisë aktive.
Rreth një milion e gjysëm shqiptarë punojnë e jetojnë në vendet e BE-sëdhe Amerikës Veriore. Shqiptarët janë komuniteti më i madh i emigrantëve në Greqi: mbi 60%, i dyti në Itali: rreth 12%, dhe i treti në vendet e BE-së: rreth 3%. Të ardhurat nga emigrantët përdoren kryesisht si mjet konsumi dhe mbijetese për një pjesë të madhe të popullatës në Shqipëri. Por, kujdesi i qeverisë për emigrantët është minimal.
Shërbimet konsullore janë të një niveli qesharak, të krimbura në korrupsion dhe aspak në ndihmë të emigrantëve tanë.
Ne synojmë të jemi qeveria e parë që u shërben njësoj të gjithë shqiptarve, duke përfshirë edhe ata që punojnë ose studiojnë jashtë vendit. Do të mbështesim veprimtarinë e emigracionit dhe diasporës kudo në botë, përmes krijimit të qendrave të promovimit të kulturës shqiptare, në mënyrë që shqiptarët të ruajnë e lëvrojnë gjuhën, kulturën, traditat e zakonet e veta kombëtare. Ne do të reformojmë shërbimin e jashtëm dhe atë konsullor, duke krijuar shërbime të posacme për emigrantët, sipas praktikave më të mira të vendeve të njohura dërguese të emigrantëve. Televizioni Publik Shqiptar do të dedikojë një kanal të tij satelitor, vetëm për transmetime edukuese dhe kulturore në shërbim të emigrantëve dhe fëmijëve të tyre. Duke ndjekur modelin e disa vendeve të zhvilluara ku bashkëkombasit tanë jetojnë e punojnë, për herë të parë do t’u mundësojmë shqiptarëve që jetojnë jashtë, të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare, si një detyrim kushtetues që qeveria e sotme refuzon ta zbatojë.
Në axhendën e socialistëve për politikat e migrimit, do të zërë një vend të rëndësishëm menaxhimi i kapitaleve financiare, humane dhe sociale të migracionit, si burim investimi dhe zhvillimi. Ne do të zhvillojmë politika për të inkurajuar kthimin në Shqipëri të emigrantëve të suksesshëm dhe investimin e kapitaleve të tyre në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Shqipëria Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare i vlerëson minoritetet si një urë lidhjeje dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve dhe i konsideron veçoritë e minoriteteve në Shqipëri si pasuri kulturore. Ne angazhohemi të zbatojmë dhe respektojmë të drejtat e minoriteteve në përputhje me të gjitha aktet e së drejtës ndërkombëtare.
Shqipëria Europiane si anëtare e NATO-s
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një proces i natyrshëm, i cili kurorëzoi përpjekjet, kontributet dhe reformat e ndërmarra nga shteti dhe shoqëria shqiptare. Megjithatë, qeveria shqiptare ende nuk i ka përmbushur angazhimet që burojnë nga aderimi i vendit tonë në NATO. Projekti ynë për një Shqipëri Europiane na përkushton seriozisht në jetësimin e angazhimeve të papërmbushura nga qeveria, që burojnë nga aderimi në NATO, në lidhje me: çështjet strategjike; planifikimin strategjik dhe atë të mbrojtjes; arsimin dhe trainimin individual; trajnimin kolektiv dhe manovrat; logjistikën.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO, angazhohet të mbajë buxhetin e mbrojtjes në nivelin 2% të PBB.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO, angazhohet për zbatimin rigoroz të statusit të ushtarakut dhe kontrollin demokratik civil në Forcat e Armatosura. Ne mbështesim plotësisht kontributin e forcave tona të armatosura në misionet e NATO-s dhe besojmë në zgjerimin e rolit të Aleancës, si kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin demokratik.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO synon krijimin e një sistemi mbrojtës efektiv, brenda strukturave të NATO-s. Detyrimet për mbrojtjen e Atdheut, ne progresistët i shohim të lidhura ngushtë me interesat për jetën demokratike të shoqërisë, depolitizimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e gatishmërisë së tyre, në përputhje me kushtet dhe kërkesat bashkëkohore, duke u shërbyer interesave kombëtare dhe aleancës së NATO-s.
Projekti ynë për një Shqipëri Europiane në NATO, e vlerëson të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në, vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së dhe përkrah çdo nismë që synon çarmatimin dhe kontrollin e armëve të shfarosjes në masë dhe forcimin e masave për sigurimin global të paqes.
Shqipëria në procesin e aderimit në BE
Ne socialistët, Europën dhe vlerat e saj, kërkojmë t’i ndërtojmë këtu, në vendin tonë. Misioni ynë është marrja e statusit të vendit kandidat dhe çelja e menjëherëshme e bisedimeve për anëtarësim, për të jetësuar procesin e ribashkimit të Shqipërisë me Europën.
Shqipëria është pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit (PSA), i cili përbën kuadrin e përgjithshëm politik të Bashkimit Europian, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky proces është shoqëruar me ndryshime të strukturës politike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore, të cilat mundësojnë rritjen e cilësisë së jetës dhe standardeve të zhvillimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Instrumenti kryesor që vendos PSA-në mbi baza kontraktuale është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), ndërmjet Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve Anëtare të BE-së nga ana tjetër, e cila është në fuqi prej 1 Prillit 2009. Hyrja në fuqi e MSA-së u pasua nga aplikimi për anëtarësim në BE që bëri Shqipëria me 28 Prill 2009.
Për të dytin vit radhazi, Shqipëria shënon një precedent të rëndë dhe humb një shans historik, në lidhje me aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe këtë vit, BE-ja nuk na dha as dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, dhe as marrjen e statusit të vendit kandidat, për shkak të mospërmbushjes së 12 përparësive kryesore të identifikuara nga Komisioni Europian që kanë të bëjnë me: funksionimin e duhur të Parlamentit dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në funksion të shtet-ndërtimit; kryerjen e një procesi të shëndetshëm demokratik gjatë përzgjedhjes së emërtesave kushtetuese; mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe ndryshimet në kuadrin ligjor për zgjedhje; reformën në administratën publike; reformën në drejtësi; luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar; garantimin e të drejtave pronësore në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut; forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dheromëve; përmirësimin e trajtimit të të ndaluarve në rajonet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje.
Le të jemi të qartë e të mos ushqejmë asnjë iluzion: Politika e këtyre 20 viteve ka bërë pak për ta afruar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Pikërisht prandaj, është thelbësore, që e gjithë klasa politike të veprojë në unison përballë sfidave tona integruese.
Vetëdija për kombin, fatin e përbashkët europian dhe interesin e ndërsjellë, duhet të bëhen një emërues i përbashkët për të gjithë aktorët politikë, në mënyrë që Shqipëria të përparojë në rrugëtimin e saj europian.
Për ne socialistët, procesi i aderimit të Shqipërisë në BE është përparësia kryesore e veprimit tonë politik e shoqëror. Ne e konsiderojmë Bashkimin Europian një komunitet demokratik vlerash dhe në të njëjtën kohë një hapësirë zhvillimi ekonomik e social që i jep peshë dimensionit social të ekonomisë në raport të drejtë me konkurrencën e ndershme të sipërmarrjes së lirë. Koncepti ynë për lirinë, drejtësinë, solidaritetin, barazinë gjinore, të drejtat themelore të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese mishërohet në projektin dhe vlerat e Bashkimit Europian.
Ne e konsiderojmë procesin e integrimit Europian të Shqipërisë thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në funksion të zhvillimit, demokratizimit dhe transformimit Europian të shoqërisë e vendit. Mbështetja dhe konsensusi popullor për këtë proces përkthehet nga ne progresistët në veprime konkrete e reforma të qëndrueshme që synojnë konsolidimin e demokracisë e shtetit të së drejtës, krijimin dhe forcimin e një ekonomie tregu funksionale, të aftë për të përballuar forcat e konkurrencës dhe zbatimin e standardeve Europiane në jetën e përditshme. Zbatimi me korrektësi i MSA-së, përmbushja e të gjitha detyrimeve që mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, janë elementë thelbësorë për cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE. Ne synojmë përshpejtimin e këtij procesi, duke u angazhuar në një kurs reformash radikale që do ta kthejnë procesin e integrimit Europian në aksin e politikave zhvillimore të vendit. Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i integrimit Europian kërkon ndryshimin radikal të konceptit të qeverisjes, i cili do të duhet të ndryshojë si pasojë e kombinimit të efekteve që vijnë nga reforma administrative dhe rigjenerimi i politikave kombëtare zhvillimore të vendit. Ne synojmë transformimin e vendit jo thjesht përmes ushtrimit rutinor të kompetencave të ekzekutivit, por nëpërmjet ndërtimit gradual të një mekanizmi dialogu me partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit, duke rritur pjesëmarrjen dhe zërin e aktorëve të tillë në procesin politikbërës.
Si vend kandidat potencial, Shqipëria përfiton asistencë nga BE-ja vetëm në dy prej pesë komponentëve të Instrumentit të Para-Aderimit (asistencë tranzicioni dhe ngritja e institucioneve; bashkëpunimi ndërkufitar). Këto dy komponentë ofrojnë vetëm asistencë horizontale. Ndërkohë, në përmbushje të axhendës së integrimit Europian për krijimin e një shteti zhvillimor, ne besojmë se Shqipëria ka nevojë dramatike për thithjen dhe menaxhimin e tri komponentëve të tjerë të IPA-s (zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore, zhvillimi rural), prej të cilave përfitojnë drejtpërdrejtë individët dhe operatorët në treg.
Ne angazhohemi për kryerjen e reformave të domosdoshme që do t’i mundësonin vendit aksesin në tri komponentët e mësipërm, duke krijuar një strukturë të mirëfilltë kapilare në nivel qendror dhe vendor të qeverisjes që përthith dhe administron ndihmën e BE-së në mënyrë të decentralizuar, me eficiencë e transparencë të plotë. Krahas strukturës administruese të ndihmës komunitare, ne socialistët angazhohemi për një planifikim strategjik më të mirë, që ka si qendër graviteti fusha të rëndësishme për zhvillimin dhe transformimin e vendit, të tilla si bujqësia dhe zhvillimi rural, transporti, infrastruktura, mjedisi dhe turizmi.
Ne e konsiderojmë suksesin e procesit të integrimit europian të lidhur ngushtë me komunikimin e zhdërvjelltë që duhet të përfshijë të gjithë aktorët kryesorë, e më posaçërisht partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit. Vetëm në këtë mënyrë pritshmëria e qytetarëve do të jetë realiste dhe reformat do mund të shoqërohen me mbështetjen e duhur. Për ne socialistët, pasqyrimi shpirtëror dhe konsolidimi i vlerave të përbashkëta europiane, tradicionalee të reja, nënkupton ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë kombëtar, afirmimin e vlerave të origjinalitetit kulturor e shpirtëror të shqiptarve.
Ne vlerësojmë të rëndësishëm edukimin e administratorëve të rinj të specializuar në çështjet europiane. Për të arritur këtë, ne do të parashikojmë një fond të posaçëm, i cili do të bëjë të mundur specializimin e administratorëve të rinj në çështjet europiane në institucionet më prestigjioze europiane.
Shqipëria Europiane në bashkëpunimin shumëpalësh
Projekti i Shqipërisë Europiane kalon përmes riformësimit të bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe të organizmave të saj, si një kontribut për garantimin e paqes, sigurisë dhe përballimin e sfidave të globalizmit.
Shqipëria Europiane angazhohet në kuadër të Këshillit të Europës për ndjekjen dhe realizimin e objektivave të kësaj organizate, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, fuqizimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe autonomisë së pushtetit vendor.
Shqipëria Europiane e konsideron bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, si një mundësi reale për zhvillimin e dialogut midis vendeve pjesëmarrëse, në përballimin e sfidave rajonale,
asistimin në zhvillimin e demokracive të reja dhe parandalimin e konflikteve.
Shqipëria Europiane e çmon bashkëpunimin me FMN-në, Bankën Botërore dhe OBT-në, si një shans për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social, konsolidimin makroekonomik, dhe fuqizimin e urave tregtare përmes rregullave të harmonizuara me vendet e tjera pjesëmarrëse në këto organizata.
Shqipëria Europiane në bashkëpunimin rajonal
Projekti ynë “Shqipëria Europiane” mbështet përpjekjet për një bashkëpunim të frytshëm rajonal në funksion të paqes, sigurisë emirëqenies, duke shmangur gjenezën dhe shkaqet e konflikteve. Ne duam një Shqipëri pjesë të një politike bashkëpunimi rajonal cilësisht të ndryshme, ku popujt e Ballkanit jetojnë në paqe, punojnë për progres e demokraci, dhe nxisin bashkëpunimin në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.
Ruajtja dhe konsolidimi i paqes dhe stabilitetit demokratik, sikundër thellimi i bashkëpunimit rajonal me pikësynim final ankorimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, përbëjnë shinat kryesore ku drejtohet projekti ynë i Shqipërisë Europiane. E shkuara e hidhur e konflikteve që rajoni ynë ka lënë pas, e bën edhe më të mprehtë nevojën që të ndërmerret çdo masë për të shmangur lindjen e vatrave të reja konfliktuale në Ballkan.
Ne mbështesim angazhimin e Shqipërisë në nismat rajonale në interes të paqes e të sigurisë, shtimit të komunikimit, zhvillimit ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës, zhvillimit të tregtisë së lirë, duke vlerësuar realitetet e reja gjeopolitike e gjeoekonomike, si një mundësi për t’i dhënë përparësi faktorëve rajonalë, të cilët kërkojnë një politikë të jashtme të karakterizuar nga ekuilibri dinamik dhe fqinjësia e mirë.
Projekti ynë “Shqipëria Europiane” synon intensifikimin e kontributit të vendit tonë në të gjitha nismat rajonale që kanë në fokus aspektet politike, ekonomike dhe sociale, strukturat e sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne synojmë të intensifikojmë më tej bashkëpunimin dypalësh me vendet e Ballkanit Perendimor, por edhe me vendet e rajonit që kanë përparuar në procesin e integrimit Europian, si edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe NATO-s, për çështje të interesit të ndërsjellë.
Ribashkim me Europën mes një shërbimi diplomatik të reformuar
Shërbimi diplomatik shqiptar po kalon një nga periudhat më të errëta të tij, për shkak të politizimit të skajshëm, nepotizmit, klientelizmit, mungesës së konkurrencës, dhe eliminimit të sistemit të karrierës në bazë të meritës. Në themel të këtij problemi qëndrojnë moszbatimi apo keqzbatimi i ligjit.
Sfidat nëpër të cilat kalon vendi e bëjnë jetike reformën në shërbimin diplomatik. Ne progresistët, do të bëjmë të mundur kthimin e shërbimit diplomatik brenda binarëve të ligjit duke respektuar e promovuar sistemin e karrierës në shërbimin diplomatik.
Ne duam të ndërtojmë një shërbim diplomatik që udhëhiqet në punën e tij nga interesat kombëtare dhe jo nga interesa partiake apo klienteliste.
Ne duam të ndërtojmë një shërbim diplomatik në shërbim të shtetit e qytetarëve dhe jo pushtetit.
Ne do të rishikojmë praninë diplomatike në botë, bazuar mbi interesat politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Në të njëjtën kohë, do të konsolidojmë misionet përfaqësuese pranë organizmave shumëpalëshe apo qendrave kryesore vendimmarëse që lidhen direkt me përparësitë e politikës së jashtme.